Vrasja e nenes, grindja nisi per nje celular | Lajme - News

2020-11-05 0

Firdes Çekiçi, gruaja që u vra nga djali i saj, përdorues i lëndëve narkotike dhe i sëmurë mendor i doli në mbrojtje mbesës së saj 15-vjeçare për telefonin celular. Grindja duket se provokoi sulmin e të birit 44-vjeçar që më pas e vrau dhe i preu kokën. Një ditë më pas, të afërmit tregojnë se çfarë ndodhi para vrasjes makabre, në fshatin Buçimas të Pogradecit.
?Duke i kontrolluar telefonin edhe i kishte ndërhyrë çupës. Për mbrojtjen e çupës ndërhyri gjyshja. Ata ishin në shtëpi?.
Por vrasja e gruas ishte paralajmëruar më parë. Vetë autori i krimit tha në polici se kjo do të ndodhte një ditë, ndërsa nëna e tij e moshuar kishte bërë disa denoncime në polici për të birin. Të afërmit dhe banorët e tjerë të fshatit fajësojnë mjekët dhe policinë për neglizhencën, që çoi në ngjarjen e rëndë.
?Ç?është ai doktor që e lëshoi. Ka pasur denoncime dhe e ka tërhequr se evlat, kush e do që të rrijë djali në burg. Këtu është për institucionet faji që nuk është marrë masa. Kush është këtu i zonës??
?Është marrë nga policia, është lëshuar?.
Të kontaktuar nga Tv Klan, mjekë psikiatër të Pogradecit thanë se autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime, megjithëse e ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/